Garcia i nënshtrohet një operacioni

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia i është nënshtruar një operacioni.
Kjo pasi që spanjolli kishte pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve me Barçën, ku kishte këputur meniskusin në gjurin e majtë.
Garcia, pritet të mungojë 4-6 javë jashtë fushës së blertë, me “Blaugranat” që do të aktivizojnë Szczesnyn në vend të tij.
Spanjolli, ju kishte bashkuar Barcelonës nga rivali i të njëjtit qytet, Espanyolit ku shpejtë është shndërruar në një nga yjet e kampionëve të Spanjës./IndeksOnline/