Capello flet para derbit Milan – Napoli

Nesër në Serie A zhvillohet derbi mes Milanit dhe Napolit.
Kampioni në fuqi, Napoli e ka nisur mirë sezonin, duke pasur katër fitore në po aq ndeshje, ndërsa kuqezinjtë po ashtu kanë një seri prej tre fitore radhazi, shkruan IndeksOnline.
Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka folur para këtij derbi, ku ka dhënë parashikimet e tij për ndeshjen.
“Do të jem në stadium per Milan-Napoli. Jam kurioz të shoh nëse Napoli mund ta mbajë ritmin kuqezi, gjë që nuk ka ndodhur gjithmonë në këto ndeshjet që kam parë të ekipit te Conte-s me ekipe të tjera. Kjo gjithashtu sepse Milani duket se është në formë të mirë fizike dhe atletike sipas meje”, ka thënë Capello./IndeksOnline/