Fundi i Ruben Amorim te Manchester United?

Duket se fundi i Ruben Amorim te Manchester United ka ardhur.
”Djajtë e Kuq” sot pësuan humbje 3-1 nga skuadra e Brentfordit, duke thelluar edhe më shumë krizën, shkruan IndeksOnline.
Kjo është humbje e tretë në gjashtë ndeshje të Premierligës këtë sezon, e duke mos e harruar edhe eliminimin e tupshëm nga skuadra e Grimsbyt në Carabao Cup.
Amorim prej disa kohësh është përfolur për largimin e tij nga Manchester United, për shkak të rezultateve të dobëta, duke përfshir edhe sezonin e kaluar.
Por humbja ndaj Brentfordit duket se ka mbushur kupëm, ku tifozë të shumtë të Manchetser United tashmë po kërkojnë largimin e Amorim përmes rrjeteve sociale.
Edhe tekniku portugez ka paralajmëruar largimin nga Manchester United javë më parë, derisa e ardhmja e tij pritet të vendoset shumë shpejtë./IndeksOnline/