75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / BA

Edhe tre ditë afat, Hargreaves shpreson që Kushtetuesja do ta nxjerrë me kohë vendimin: Po presim me padurim

Kreu i Ambasadës britanike në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për REL ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë deri të martën e t’i japë epilog pikëypetjeve të ngritura nga senca e fundit, ku ka dështuar zgjedhja e nënkryetarit të Listës Serbe e ku kryetari I Kuvendit Dimal Basha e ka konsideruar Kuvendin si të konstituuar.  

Hargreaves ka thënë se të gjithë po e presin me padurim vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në javën e ardhshme. 

Ambasadori britanik ka thënë se shpreson që Gjykata të jetë në gjendje ta nxjerrë vendimin brenda afatit. 

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, po, të gjithë po presim me padurim vendimin javën e ardhshme, dhe shpresoj që Gjykata të jetë në gjendje ta japë në kohë”, ka deklaruar për REL Hargreaves.