75 Mall Live Search
21:12 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / G T

Granit Xhaka pas fitores ndaj Notts: Këta djelmosha po ma bëjnë jetën më të lehtë…!

Skuadra e Sunderlandit ka shënuar një tjetër fitore të madhe në javën e gjashtë në Premier League ndaj Nottingham Forest me shifrat 0:1.

Granit Xhaka, kapiteni i klubit anglez bëri asist në këtë përballje, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, mesfushori shqiptar u shpreh tejet i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre.

“E dinim se do ishte ndeshje e vështirë këtu. Por çfarë mentaliteti tregoi skuadra sot. Tifozët ishin fantastik dhe duhej të fitonim për ta.

“Skuadra e Nottinghamit sigurisht ishte më e mirë se ne sot. Por futbolli nuk është kush luan më mirë apo kush shënon më shumë gola. Jam shumë i lumtur që fituam.

“Këta djelmosha janë duke ma bërë jetën më të lehtë. Po vrapojnë, s’po ndalen. Jemi vetëm në fillim dhe ka ende shumë për të ardhur”, u shpreh Xhaka

Sunderland ka grumbulluar 11 pikë në gjashtë ndeshje dhe gjendet në pozitën e katërt në tabelë./Indeksonline/