75 Mall Live Search
21:27 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Memli Krasniqi: Llapushniku, besnik me PDK-në dhe Petrit Hajdarin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se edhe Llapushniku, njësoj si çdo fshat dhe çdo lagje e Drenasit, është rreshtuar fuqishëm në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 191 dhe kandidatit për kryetar, Petrit Hajdari.

Përmes një postimi, Krasniqi ka theksuar se kjo besnikëri është dëshmi e qartë e vendosmërisë së qytetarëve të Drenasit për ta fuqizuar PDK-në dhe për ta bërë Petrit Hajdarin kryetar të komunës.

“Edhe Llapushniku, ashtu si çdo fshat e çdo lagje e Drenasit, qëndron i vendosur dhe besnik për një dhe të vetmen zgjedhje: PDK 191 dhe Petrit Hajdari për Kryetar”, ka shkruar Krasniqi.