75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 28 Shtator 2025 / Gj Sh

Amorim: Nuk kam frikë nga shkarkimi

Humbja e Manchesetr United nga Brentfordi ka rikthyer edhe njëherë zërat për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim.

Pas ndeshjes, tekniku portugez ishte i mërzitur, derisa deklaroi se nuk ka frikë nga shkarkimi, shkruan IndeksOnline.

“Shkarkimi im? Nuk kam frikë sepse Nuk varet nga unë.”, tha Amorim.

Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin, ku ka tre humbje në gjashtë ndeshje të Premierligës, krahas dy fitoreve dhe një barazimi.

Po ashtu ”Djajtë e kuq” u eliminuan edhe nga Carabao Cup, nga skuadra e Grimsbyt

Se cili do të jetë fati i Ruben Amorim, do të vendoset brenda javës së ardhshme./IndeksOnline/