75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 28 Shtator 2025 / BA

Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë, Policia jep detaje

IndeksOnline para disa minutash raportoi se një person është gjetur i vdekur në Podujevë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se viktima u gjet pa shenja jete sot rreth orës 8:30, në rrugën ”Bedri Bajrami” dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar.

”Rreth orës 08:30,kemi pranuar informatën  se një person pa shenja jete në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.” deklaroi Ahmeti. /IndeksOnline/