75 Mall Live Search
11:21 / E Diele, 28 Shtator 2025 / Gj Sh

Real Madrdid jep informacione për lëndimin e Dani Carvajal, spanjolli humb ”El Clasicon”

Real Madrid ka dal me njoftim për lëndimin e Dani Carvajal.

Mbrojtësi spanjoll u lëndua mbrëmë, në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, ku u detyrua të largohet para kohe nga fusha shkruan IndeksOnline.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është mësuar se Carvajal ka një dëmtim të soleusit në këmbën e djathtë, lëndim ky i cili do ta mbaj larg fushave për së paku 4 javë.

”Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Dani Carvajal nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim i soleusit në këmbën e djathtë. Rezultati është në pritje.”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Carvajal kështu do të humb ndeshjen ”El Clasico” ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet me 26 tetor dhe ndeshjet ndaj: Kairat Almaty; Villarreal; Getafe dhe Juventus./IndeksOnline/