75 Mall Live Search
12:43 / E Diele, 28 Shtator 2025 / L A

Del lista e Barçës për ndeshjen ndaj Real Sociedadit, rikthehet Yamal

Barcelona ka publikuar listën për ndeshjen e sotme ndaj Real Sociedadit në La Liga.

“Blaugranat”, kanë shansin që të marrin kreun pas humbjes së djeshme 5-2 të Realit ndaj Atletico Madridit.

Barça, do të përballet me një mungesë kryesore në portë, asaj të Joan Garcias i cili pësoi një lëndim në stërvitje gjatë kësaj jave, por ajo çka do të gëzojë tifozët e klubit katalanas është rikthimi i Lamine Yamalit, ku pritet të fillojë nga minuta e parë.

Kjo është lista e plotë e Barçës:

Ndeshja kujtojmë se do të zhvillohet sot, në stadiumin “Montjuic”, me fillim në orën 18:30./IndeksOnline/