Ja se si votoi gazetari kosovar Bajram Shala për Topin e Artë

Ousmane Dembele u shpall fitues i Topit të Artë për vitin 2025.
Sulmuesi francez nga votat e gazetarëve u rendit me një diferencë prej 321 pikësh para talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, shkruan IndeksOnline.
Në votim për Topin e Artë morri pjesë edhe gazetari kosovar, Bajram Shala, i cili është edhe menaxher i Përfaqësueses së Kosovës.
Shala pikët maksimale ia dha sulmuesit të PSG-së, Ousmane Dembele, pastaj bashkëlojtarit të tij, Vitinha dhe Yamal.
Pikë kishte edhe për Cole Palmer, Mohamed Salah, Kylian Mbappe, Kvicha Kvaratskhelia, Vinicius Jr, Pedri e Jude Bellingham./IndeksOnline/
