75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Policia e parandalon përleshjen mes tifozëve në ndeshjen Ferizaj – Prishtina

Një përleshje mes tifozëve përpak sa nuk eskaloi në ndeshjen Ferizaj – Prishtina, e cila ka nisur në orën 15:00, në kuadër të javës së shtatë të Superligës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Policia e Ferizajt e ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve në Ferizaj, në ndeshjen Ferizaj-Prishtina. Këto janë informatat e para , ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni ndërkohë”, tha Veseli .

Mos lejimi i tifozëve mysafir për t’u futur në stadium, shkaktoi incidente dhe rrahje mes tifozëve.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo përleshje./IndeksOnline/