75 Mall Live Search
19:06 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Memli Krasniqi në Mitrovicë: Shipoli na dha energjinë e fitores

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin aktual të Mitrovicës, Bedri Hamza, në një tubim në Shipol i dhanë mbështetjen e plotë kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Krasniqi është shprehur se Shipoli ua dha sonte dha energjinë e fitores.

“Ariani është shembulli i gjeneratës së re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate, duke e lidhur çdo hap me dashurinë për qytetin e tij. Më 12 tetor, çdo votë për Arianin është votë për #MaMirë. Është votë për një Mitrovicë që nuk e duron arrogancën. Është votë për vazhdimësi të mirë, sepse pas Bedriut, vjen Ariani”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.