Pjesëmarrje e madhe në tubimin e sotëm të Shukri Bujës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar fushatën zgjedhore.
Ai ka qenë në Kraishtë, Ribar të Madh, Bujan, Bregu i Zi, Varigovc dhe Zllakuqan.
Buja thotë se qytetarët me pjesëmarrje treguan besimin e plotë në vizionin për të ardhmen e Lipjanit.
“Çfarë tubimi madhështor sot në Kraishtë, Ribar të Madh, Bujan, Bregu i Zi, Varigovc dhe Zllakuqan! Qytetarët me pjesëmarrjen e tyre të jashtëzakonshme treguan besimin e plotë në vizionin tonë për të ardhmen. Ky besim na obligon dhe na siguron se fitorja është e pashmangshme”, ka thënë Buja.