Ky është Alberti, viktima që u mbyt në bunar, la pas vetes 5 fëmijë

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lybeniq të Pejës gjatë ditës së sotme ku një person ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.
Pas 8 orësh, është arritur të nxirret të nxirret trupi i Albert Pamaj.
Në këtë aksion është përfshire edhe Forca e sigurisë së Kosovës dhe Trupat për kërkim shpetim.
IndeksOnline ka mësuar se viktima i përket nga nacionaliteti romë nga fshati Hereq i komunës së Gjakovës, dhe la pas vetës 5 fëmijë.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se viktima ka hyrë brenda bunarit rreth 18 metra thellësi për të punuar ku një pjesë e saj është shembur duke e zënë brenda.
Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës.
“Ju njoftojmë se është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi./IndeksOnline/