75 Mall Live Search
08:50 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / L A

Guardiola konfirmon vazhdimin e kontratës së Savinhos

Anësori brazilian, Savinho do të qëndrojë te Manchester City.

Ndonëse gjatë verës ishte lidhur me një largim drejt Tottenhamit, braziliani është më afër të nënshkrojë kontratën e re se të largohet.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola, duke thurur lëvdata për të.

“Ne ishim aq të qartë se donim ta mbanim. Ndoshta oferta nuk ishte mjaftueshëm e mirë për klubin, por në moshën e tij, sezonin e kaluar ai luajti shumë, mund të luajë në të dyja anët, ka një shpejtësi të pabesueshme. Ai është shumë i mirë”, deklaroi Guardiola.

Këtë sezon, Savinho ka bërë 5 paraqitje me Cityn, duke shënuar vetëm një gol./IndeksOnline/