75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / KV

Digjet BMW-ja e një gruaje në Lipjan, policia nis hetimet

Rreth orës 23:20, në vendparkimin e një ndërtese në Lipjan është përfshirë nga zjarri një veturë BMW me targa vendi, pronë e një gruaje kosovare.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizonin zjarrin, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet e zjarrit./IndeksOnline/