Guardiola zbulon se pse nuk u aktivizua Rodri ndaj Burnleyt

Manchester City dalëngadalë po rikthehet në ditët e saj më të mira.
Rezultatet e mira po e dëshmojnë këtë, me fitoren e fundit 5-1 ndaj Burnleyt të Armando Brojës.
Që një vit City po përballet me mungesën e fituesit të “Topit të artë” të 2024-s, Rodrit i cili humbi tërë sezonin e kaluar.
Ndonëse bëri rikthimin e tij ai nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit, me Guardiolën, i cili tregoi edhe arsyen pse nuk luajti spanjolli.
“Në stërvitje, tha Rodri. Nuk jam në gjendje të luaj. Kam shumë dhimbje në gju, nuk mund të luaj dhe unë thashë: Nuk mund të luash? Nuk luan. Pra, një tjetër do të luajë. Është i njëjti gju që e kishte dëmtuar”, u shpreh Guardiola.
City, në tabelën e Premierligës gjendet në pozitën e 7-të ku ka gjithsej 10 pikë./IndeksOnline/