75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / AR

“I bëri diss”, Justin Bieber habit me postimin në ditën e dasmës së Selena Gomez-it

Justin Bieber ndau një postim në Instagram vetëm disa orë pasi ish-e dashura e tij Selena Gomez u martua me Benny Blanco.

Postimi përmban një seri fotosh nga një fushë basketbolli në Los Angeles, dhe ai zgjodhi këngën e tij, “I Do”, të publikuar këtë vit, si muzikë në sfond, transmeton Indeksonline.

Kënga është një baladë romantike R&B rreth martesës së tij me gruan e tij Hailey Bieber.

Shumë fansa e kritikuan yllin 31-vjeçar të popit për kohën e njoftimit, duke pasur parasysh se dasma e ish-së dashurës së tij me Blancën po zhvillohej rreth 100 milje larg në Santa Barbara.

“E humbe, e ke harruar,” shkroi një fans. “Dashuria e jetës sate sapo u martua 👍🏻,” shtoi një tjetër./Indeksonline/