Dy skuadra nga Superliga pa trajnerë, këta janë disa të papunë, që po presin oferta

Dy skuadrat e Superligës, Gjilani dhe Ferizaj kanë mbetur tashmë pa trajnerë.
Fillimisht ishte Ferizaj që shkarkoi Arsim Abazin pas humbjes së thellë 0-5 nga Prishtina dhe disa orë më pas edhe Gjilani që shkarkoi Ardian Nuhiun pas humbjes ndaj Llapit.
Tashmë të dyja këto skuadra janë në kërkim të zëvëndësuesëve të tyre, me tregun e trajnerëve që është i hapur pasi që shumë emra të njohur janë ende të papunë.
Elon Berisha, Tahir Lushtaku, Muhamet Dragusha, Qëndrim Kida, Granit Begolli, Shpëtim Duro dhe Bekim Isufi ndër emrat e njohur që janë ende pa ndonjë skuadër.
Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës për të dyja këto skuadra./IndeksOnline/