75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / AR

Filmi i ri i DiCaprio-s thyen rekordin e të ardhurave

Trilleri i ri i Paul Thomas Anderson, One Battle After Another, me protagonist Leonardo DiCaprio-n, ka pasur një performancë mbresëlënëse në kinema.

Filmi fitoi 22.4 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes, duke vendosur një rekord të ri për regjisorin e famshëm dhe duke e ngritur si një nga filmat më të pritur të vitit, sipas Forbes, transmeton Indeksonline.

Përveç performancës së fortë vendase, filmi fitoi edhe 26 milionë dollarë të tjerë në nivel ndërkombëtar, duke e çuar totalin e fitimeve të tij në nivel botëror në 48.5 milionë dollarë.

Suksesi i filmit u konfirmua nga një vlerësim “A” në CinemaScore dhe “mirënjohje universale” nga kritikët dhe audienca në Metacritic, ku u rendit ndër filmat më të vlerësuar të dekadës.

Megjithatë, filmi ka ende shumë punë për të bërë drejt fitimit. Buxheti i prodhimit thuhet se ishte 130 milionë dollarë, dhe kostot e marketingut vlerësohen të kenë arritur në 70 milionë dollarë shtesë, sipas The New York Times. Prandaj, filmit “Një betejë pas tjetrës” do t’i duhen disa fundjava të tjera të suksesshme për të justifikuar investimin./Indeksonline/