75 Mall Live Search
15:03 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / L A

Superkupa e Spanjës/ Këto janë përballjet që do të zhvillohen

Superkupa e Spanjës është shndërruar në një garë interesante vitet e fundit.

3 skuadrat që morën pjesë vitin e kaluar si Real Madridi, Barcelona dhe Athletic Bilbao, do të marrin pjesë edhe këtë vit, por vetëm një klub i ri shtohet këtë vit dhe ai është Atletico Madridit.

Ndërsa tashmë janë caktuar edhe ndeshjet me Barcelonën që do të luajë ndaj Athletic Bilbaos dhe Reali do të zhvillojë derbin ndaj rivalit të qytetit, Atleticon.

Ndeshjet edhe këtë herë do të luhen në Arabinë Saudite, në periudhën 7-11 janar të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë se kampioni në fuqi është Barcelona, e cila kishte fituar Superkupën e këtij viti me fitore të thellë 5-2 ndaj Real Madridit./IndeksOnline/