Kurti takohet me mërgatën shqiptare në Amerikë: Hisedarë historikë të arritjeve të Kosovës

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar takime me përfaqësues të mërgatës shqiptare, të cilën e ka cilësuar si hisedare historike të arritjeve më të mëdha të vendit.
Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Kurti shkroi për rolin vendimtar të diasporës shqiptare në Amerikë në të gjitha etapat kyçe për Kosovën, raporton IndeksOnline.
“E mirëpresim mërgatën sa herë që vijnë në Kosovë. Na mirëpresin sa herë që shkojmë, kudo që janë,” ka shkruar Kurti.
Ai falënderoi veçanërisht Federatën Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatën “PEJA” për pritjen dhe për kontributin e tyre të përditshëm për çështjen kombëtare dhe lidhjen e qëndrueshme mes diasporës dhe atdheut. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: