75 Mall Live Search
17:44 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / BA

E papritur, La Liga zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes që mbyll javën

Ndeshja mes Valencias dhe Real Oviedos nuk do të zhvillohet sot, siç ishte programuar në orën 21:00. La Liga ka konfirmuar shtyrjen e ndeshjes së fundit të vlefshme për javën e shtatë.

Njoftimi erdhi për shkak të kushteve atmosferike, edhe pse u prit deri 5 orë para sfidës për konfirmimin. Sfida mes dy skuadrave pritet të luhet nesër në orën 20:00, nëse nuk do të ketë sërish probleme për shkak të kushteve atmosferike.

Njoftimi:

“Ndeshja Valencia- Real Oviedo që duhej të zhvillohej sot në orën 21:00 është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike. Kjo ndeshje do të luhet nesër, më 30 shtator 2025, në orën 20:00, gjithmonë nëse kushtet atmosferike e lejojnë”.