Presidentja Osmani uron Maia Sandu-n për fitoren në Moldavi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Saia Mandu për fitoren e saj në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë. Në urimin e saj, presidentja Osmani tha se kjo fitore ishte zgjedhje e qartë e popullit moldavian për rrugën evropiane.
Në një postim në ‘X’, presidentja Osmani u shpreh se përpjekjet e Putinit dhe mbështetësve të tij për përçarje do të dështojnë gjithmonë.
“Në emër të Republikës së Kosovës, i uroj presidentes Maia Sandu dhe popullit të Moldavisë për fitoren e tyre të qartë dhe për zgjedhjen e tyre të qartë për rrugën evropiane. Përpjekjet e Putinit dhe mbështetësve të tij për të përçarë do të dështojnë gjithmonë, sepse askush nuk mund t’i ndalë njerëzit e përkushtuar ndaj lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Osmani në urimin e saj.
