75 Mall Live Search
22:07 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / F.R

Bella Hadid rikthehet fuqishëm në pasarelë pas trajtimit të Lyme

Bella Hadid është rikthyer në karrierë.

Modelja dhe themeluesja e Orebella, u rikthye në pistë gjatë Javës së Modës në Paris, pas shtrimit të saj në spital për shkak të sëmundjes Lyme.

Hadid eci në pasarelën e Saint Laurent, e mbajtur në një peizazh të bukur kopshti me Kullën Eiffel si sfond e veshur me një pallto të tejdukshme të kthyer mbrapsht nga koleksioni i verës 2026. Pamja e saj ishte e shoqëruar me vathë të mëdhenj dhe syze dielli të mëdha. Vogue kapi momentin e ecjes së saj në pasarelë dhe e ndau atë në Instagram gjatë sfilatës.