Dy shqiptarë pjesë e formacionit të javës në Kroaci

Dy shqiptarë janë pjesë e formacionit të javës në Kroaci.
Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në fushë për Dinamon e Zagrebit, në fitoren 4-1 ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat. Sulmuesi i Kombëtares dhuroi një asist, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës.
Hoxha, së fundmi, është përfshirë në formacionin e javës dhe paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.6.
Poashtu paraqitje tejet të mirë pati edhe Adrion Pajaziti, i cili është pjesë e Hajduk Spilitit, i cili kontriboj në fitoren e ekipit të tij 2-0 ndaj Lokomotivës së Zagrepit.
