75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 30 Shtator 2025 / S Z

Vrasja tinëzare e Sokol Osmanit në Gjilan, dalin dy të dyshuarit para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Gjilan po zhvillohet seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Sokol Osmanit, i cili u vra në mënyrë tinëzare në nëntor të vitit 2024 në Gjilan.

Sokoli ishte djali i vetëm i familjes Osmani dhe humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në këtë familje.

Aktualisht, në paraburgim ndodhen dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje tragjike, Valmir Salihu dhe Florian Mitev.

Të dytë u vetëdorëzuan pas një periudhe të gjatë kërkimi nga Policia e Kosovës./IndeksOnline/