75 Mall Live Search
13:32 / E Martë, 30 Shtator 2025 / Z S

Fshati me 1.485 banorë shkruan historinë në futboll, ekipi drejt titullit kampion, në Suedi

Një fshat i vogël suedez, Hallevik, me vetëm 1.485 banorë, po shkruan historinë në futboll.

Klubi i tyre, Mjällby AIF, ka siguruar një vend në garat evropiane për sezonin 2026-27 dhe po lufton për të fituar kampionatin suedez për herë të parë në histori.

Me pesë raunde të mbetura, Mjällby ka një epërsi prej 11-pikësh ndaj Hammarbyt, duke e bërë pothuajse të sigurt titullin e parë në historinë e klubit.

Ky sukses është edhe më i jashtëzakonshëm kur merren parasysh rrënjët e klubit.

Deri para disa vitesh, Mjällby luante në ligat e ulëta suedeze.

Nga liga e katërt në elitën e Suedisë për vetëm disa vjet, klubi ka shënuar një ngjitje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Nga viti 2015 deri në 2018, Mjällby ishte në ligën e tretë, më pas fitoi ngjitjen dy sezone radhazi dhe që nga atëherë luan në elitën suedeze. Në gjashtë vitet e fundit, klubi ka përmirësuar vazhdimisht renditjen, duke u pozicionuar nga vendi i pestë deri në të dhjetin.

Sipas “Transfermarkt”, Mjällby renditet si skuadra e nëntë më e vlefshme në Suedi, me një vlerë lojtarësh prej 15.7 milionë eurosh, shumë larg klubeve tradicionale si Malmo (40 milionë), Hammarby (30+ milionë), Djurgarden (25 milionë) dhe Elfsborg, AIK dhe Hacken (20+ milionë).

Megjithatë, ky sezon ka treguar se Mjällby është gati të ndryshojë hierarkinë e futbollit suedez dhe të bëhet surpriza më e madhe e vendit.