75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 30 Shtator 2025 / L A

UEFA-ja merr vendim, ja sa do të pezullohet Carvajal

UEFA-ja ka marrë vendimin sa i përket situatës së Dani Carvajalit.

Spanjolli, do të mungojë së paku në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve pas incidentit që ishte përfshirë në ndeshjen e parë me portierin e Marseilles, Geronimo Rulli.

Ky vendim do të zbatohet në kohën kur të rikthehet Carvajal në fushë, pasi që është i dëmtuar që nga ndeshja e fundit në La Liga kundër Atletico Madridit.

Kujtojmë se Reali, do të luajë ndeshjen ndaj Kairat Almatyt sonte në orën 18:45./IndeksOnline/