75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 30 Shtator 2025 / L A

Mourinho takon rastësisht një pjesëtare të stafit të Chelseat, shkon ta përqafojë

Chelsea sonte do të presë Benfican në ndeshjen e fazës së dytë të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë edhe një rikthim i këndshëm për Jose Mourinhon tek ish-skuadra e tij, pasi që ka qenë trajner i “bluve” në periudhat 2004-2007 dhe 2013-2015.

Për Mourinhon, kjo është ndeshja e parë që nga viti 2020 që do të menaxhojë në Ligën e Kampionëve.

@tntsportsfootball

Jose Mourinho bumped into a long-time Chelsea member of staff on his return to Stamford Bridge 💙

♬ original sound – TNT Sports Football

Pas konferencës për shtyp, Mourinho rastësisht takoi një pjesëtare të stafit te Chelseat, ku shkoi të takonte atë dhe më pas e përqafoi.

Kujtojmë se ndeshja Chelsea-Benfica, pritet të zhvillohet sonte në “Stamford Bridge”, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/