75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 30 Shtator 2025 / MSH

Kryetari Idrizi njofton fillimin e largimit të kabllove ajrore në rrugën “Pandeli Sotiri”

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ka filluar largimi i kabllove ajrore në rrugën “Pandeli Sotiri”.

Ky veprim është pjesë e transformimit të kësaj rruge, që po zhvillohet me qëllim të përmirësimit të pamjes dhe infrastrukturës urbane.

Në një postim në rrjetet sociale, Idrizi ka shkruar:

“Në vazhdën e transformimit të rrugës ‘Pandeli Sotiri’ kemi filluar me largimin e kabllove ajrore. Dhe siç e do rendi, nga një espresso në ‘Hot Caffe’ te Fisi e Valoni.”