Ferizaj edhe sot vazhdon stërvitjet pa trajner, dje u takua me një…!

Skuadra e Ferizajt ende është pa trajner, që nga dorëheqja e Arsim Abazit gjatë vikendit, për shkak të humbjes ndaj Prishtinës me shifrat 0:5.
Indeksonline mëson se dje gjatë ditës në zyrat e klubit nga Anamorava ishte Elon Berisha, ish-trajneri i Prishtinës së Re – që u shkarkua ditë më parë për shkak të rezultateve negative, shkruan Indeksonline
Berisha duket se nuk ka arritur marrëveshje me kryesinë e FC Ferizaj, pasi sot nuk u paraqit në stërvitje me klubin!?

Lojtarët e Ferizajt sot filluan stërvitjet me ndihmësit, Egzon Shabani dhe Isuf Berisha – të cilët po qëndrojnë afër klubit edhe pse i gjithë stafi i Arsim Abazit dha dorëheqjen.
Ferizaj në shtatë xhiro ka grumbulluar gjashtë pikë dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelën e Superligës.
Kujtojmë se përveç Ferizajt, pa trajner është edhe skuadra e Gjilanit – që larguan Ardian Nuhiun./Indeksonline/