75 Mall Live Search
11:10 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / b l

Besnik Osmani jep një lajm të mirë për banorët e Fushë- Kosovës, inaugurohet laboratori i ri në QMF të lagjes “Dardania”

Kandidati për kryetar të Fushës-Kosovës nga radhët e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se sot është inauguruar laboratori i ri në QMF të lagjes “Dardania”, duke iu mundësuar kështu banorëve që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa qenë e nevojshme të shkojnë në QKMF.

Po ashtu, ai ka njoftuar se sot nisi përdorimin edhe rëntgeni i ri në QKMF, një investim që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore dhe njekohësisht minimizon dëmët nga rrezatimet.