75 Mall Live Search
11:14 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / H F

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal, QKMF: Prioritet grupet më të rrezikuara

Sot ka nisur vaksinimi i qytetarëve, kundër gripit sezonal.

Nga QKMF-ja, bëjnë me dije faktin se vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga gripi dhe komplikimet e tij.

Doktorresha e QKMF-së, Xhevahire Canolli, në një intervistë për IndeksOnlinen tregon se te të cilat mosha dhe persona rekomandohet vaksinimi kundër gripit sezonal.

Gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te: fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit e shëndetësisë dhe personat me sëmundje kronike.

Simptomat më të zakonshme janë: ethet, kollitja, dhembjet e muskujve, lodhja dhe dhembjet e kokës.

Punonjësit e shëndetësisë rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë.

Profesione të tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë: punëtorët e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit dhe edukatorët si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar.

Vaksinimi kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).