75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / SH

Jeta Statovci bën homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci, për 1 tetor

Jeta Statovci e ka nisur ditën dhe tetorin me homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci.

Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, Statovci në homazhe e ka vlerësuar veprën e profesorit duke e quajtur si trashëgimi për Universitetin e Prishtinës.

“Mëngjesin e sotëm të 1 tetorit, e nisëm duke e kujtuar veprën atdhetare dhe intelektuale të ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci.
Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, dhe familjarë, respektuam historinë tonë krenare të rezistencës së viteve 90-të, ku në krye të rezistencës për mbrojtjen e arsimit, dijes dhe shkencës ishte profesor Ejup Statovci.
Vepra e tij është trashëgimi e paçmueshme për Universitetin e Prishtinës, arsimin e Kosovës dhe ruajtjen e vetëdijes nacionale në momentet më të vështira” shkruan Statovci në Facebook.