Robin Olsen u pensionua, ky pritet të jetë zëvendësuesi i tij/ Startues edhe ndaj Kosovës

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën për ndeshjen ndaj Kosovës gjatë muajit tetor, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në listë nuk figuron emri i portierit, Robin Olsen, i cili dje u pensionua nga kombëtarja, shkruan Indeksonline
Vendin e tij e ka zënë portieri Noel Tornqvist, i skuadrës suedeze, Mjallby AIF.

Por, portieri i parë pritet të jetë Viktor Johansson, i cili luan në Championshqip te Stoke City.
Pikërisht Johansson pritet të startojë edhe në ndeshjen kundër Kosovës që zhvillohet më 13 tetor./Indeksonline/
