Gjiko kërkon lirimin e Butës

Reperi i njohur pejan, Gjiko, ka kërkuar lirimin e kolegut të tij, Butës.
Duke shpërndarë një fotografi të përbashkët, e më pas edhe një këngë të tij, Gjiko ka shkruar “Free Buta”, me këtë të fundit që doli sot përpara Gjykatës Themelore të Ferizajt, shkruan IndeksOnline.
Reperi nga Ferizaj, emri i të cilit është Betim Januzi, u arrestua më 11 shtator, nën dyshimin për shitje narkotikësh dhe posedim të paautorizuar të armës.
Një ditë më vonë, atij iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji, që do të jetë e vlefshme deri më 10 tetor./IndeksOnline/