Kandidati i LDK-së për kryetar të Shtimes zotohet për mbështetje të sektorit privat

Kandidati për kryetar të Shtimes (LDK) Kastriot Shabani ka vazhduar vizitat në kompanitë private në këtë komunë.
Shabani është zotuar për mbështetje të sektorit privat, si parakusht për fuqizimin e ekonomisë në Shtime.
“Nuk duhet harruar që kjo kompani shumicën e të punësuarve i ka nga Shtimja, kontributi i saj është i pamohueshëm dhe shembull për kompanitë tona. E ardhmja u takon punëtorëve, shtimjanët e kanë këtë cilësi”, ka shkruar ndër të tjera ai.