75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / A

“Baca Kolë, 70 vite jetë në shërbim të atdheut dhe lirisë”

Shkruan: Jetmira Rexhepi

Ai është shembull i palëkundur i atdhedashurisë – i dashur, mikpritës, por gjithmonë vigjilent dhe i qartë në mendimin e tij për çështjen kombëtare. Fjala e tij e ngrohtë ka dhënë kurajë në momentet më të vështira, ndërsa besimi i tij në idealin e lirisë ka qenë dritë udhërrëfyese për shumë luftëtarë të UÇK-së.

Sokol Poga: Gjykimi në Hagë, kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës është i padrejtë - Radio Kosova e Lirë

Në çdo rrëfim të Bacës Kole ndjehet historia e gjallë: sakrificat, betejat, këngët e lirisë, dashuria e pakufishme për atdheun. Ai u jepte zemër çdo ushtari që kishte nevojë për frymëzim, duke u bërë jo vetëm udhëheqës shpirtëror, por edhe mësues i strategjisë ndaj armikut.

Sot, edhe pse shëndeti nuk është në anën e tij, ai kurrë nuk flet për veten. Ai flet për atdheun, për idealin e Kosovës së lirë, për dëshmorët dhe për ish-luftëtarët e UÇK-së që padrejtësisht po gjykohen në Hagë. Zëri i tij është ende i fuqishëm, i drejtë dhe plot besim në kauzën kombëtare.

Unë, edhe pse i takoj një gjenerate më të re, pata fatin ta njoh nga afër Bacën Kole dhe të dëgjoj rrëfimet e tij të gjalla. Ato mbeten thesar i çmuar për këdo që e do lirinë dhe të vërtetën e historisë sonë. Entuziazmi që ai përcjell, pavarësisht viteve, është frymëzim që nuk shuhet.

Në këtë ditë të shënuar, i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë. Sepse figura si Baca Kole – Sokol Poga – janë pasuri kombëtare, janë gurë themeli të identitetit dhe krenarisë sonë.

Prania e tij është imazh i gjallë i kombit shqiptar. E kur flasim për historinë dhe sakrificën e burrave të kombit, duhet të flasim me nder e krenari sepse i tillë është Baca Kolë!

Urime ditëlindjen e 70-të, Baca Kole! Me nder e mirënjohje për gjithçka që ke dhënë dhe vazhdon të japësh për atdheun.