Derbi lokal n” Lipjan, e nis Imri Ahmeti

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti e ka nisur sot derbin e qytetin.Ai është prezent në ndeshjen mes KF Arbëria – KF Ulpiana, e cila po zhvillohet në stadiumin e Dobrajës, shkruan IndeksOnline.
Ky stadium është përuruar së fundmi, projekt nga Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Sot me kënaqësi mora pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajës.
Një stadium i sapo përuruar, që pasqyron vizionin tonë për sportin dhe të rinjtë, tashmë është bërë realitet. Ky investim i rëndësishëm është dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara me projekte që i japin energji dhe jetë sportit në komunën tonë.
Stadiumi i Dobrajës nuk është vetëm një fushë futbolli, është një arenë ku do të rriten gjenerata të reja sportistësh.”, ka shkruar Imri Ahmeti./IndeksOnline/