75 Mall Live Search
19:01 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / AR

Gati për “BBVK”, Alaudini zbulon një kënd të shtëpisë

Moderatori i njohur, Alaudin Hamiti, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një pamje nga brenda një këndi të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Në foton e publikuar, shihet një pjesë e strukturës së brendshme, duke treguar se punimet për shtëpinë më të famshme në vend po vazhdojnë me intensitet.

Postimi i tij, i shoqëruar me simbolet 👁⏳, ka ngjallur shumë kureshtje tek ndjekësit, të cilët janë në pritje të zbulimeve të reja.

Ndërkohë, sipas zërave që qarkullojnë, edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova pritet të startojë në fund të muajit tetor, duke sjellë një tjetër sezon të mbushur me surpriza, intriga dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Shtëpia është gati të hapë dyert, ndërsa publiku mezi pret të zbulojë banorët e rinj.