Prishtina fiton ndeshjen e parë në ENBL

Skuadra e Prishtinës e ka fituar ndeshjen e parë në Ligën ENBL.
Bardhekaltrit sonte u përballen me skuadrën norvegjeze BC Gimle, të cilën e mposhtën, me rezultat 90-79, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti i Prishtinës, Deondre Burns ishte më i dalluari në ndeshje, me 30 pikë të shënuar.
Ky është takimi i parë për edicionin e ri.
Kryeqytetasit kanë katër ndeshje si vendas dhe katër si mysafirë./IndeksOnline/