Ahmeti merr përkrahje të madhe nga Ribari i Madh dhe Zllakuqani

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka marrë sonte përkrahje të madhe nga Ribari i Madh dhe Zllakuqani.
Ahmeti tha se programi i tij ka në qendër qytetarin. Ahmeti tha se Ribari i Madh dhe Zllakuqani konfirmuan edhe një herë se qëndrojnë të bashkuar me objektivat dhe vizionin tonë për të vazhduar përpara.
Postimi i plotë:
Ribari i Madh dhe Zllakuqani, dëshmi se kemi punuar në çdo fshat
Ribari i Madh është dëshmi konkrete e punës sonë. Projektet si ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i sallës sportive, zgjerimi i rrugës “Vehbi Kozhani” deri në Zllakuqan, riasfaltimi i rrugës kryesore deri në Poturovc, si dhe shumë projekte të tjera infrastrukturore, janë tregues të qartë të angazhimit tonë për zhvillim.
Programin tonë, që në qendër ka qytetarin dhe vazhdimësinë e punëve të mira, e prezantuam sonte në mesin e qytetarëve të Ribarit të Madh dhe të Zllakuqanit.
Përkushtimi i tyre dhe mbështetja masive na japin forcë për fitoren e madhe që na pret.
Ribari i Madh dhe Zllakuqani konfirmuan edhe një herë se qëndrojnë të bashkuar me objektivat dhe vizionin tonë për të vazhduar përpara./Indeksonline/