Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme në Champions League

Sonte janë zhvilluar nëntë ndeshjet e fundit të javës së dytë në Champions League.
Kampioni në fuqi, PSG-ja e mposhti në udhëtim Barcelonën, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Fitore arritën edhe Napoli, Arsenal, Borusia Dortmund, Newcastle United dhe Qarabag.
Manchester City barazoi me rezultat 2-2 me Monacon, ashtu siç ishte edhe rezultati mes Villarealit dhe Juventusit.
Me barazim përfundoi edhe ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe PSV-së./IndeksOnline/
