Covey do të dëshmojë edhe sot në Hagë

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Thaçit, James Covey, vazhdon edhe sot dëshminë e tij në Speciale.
Dëshmitari James Covey, në dëshminë e tij në Hagë, ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka ndërlidhje me asnjë nga pretendimet e prokurorisë për veprimtari kriminale nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dëshmia e tij vazhdon me pyetjet shtesë të avokatit Luka Mishetiq.
James (Jock) Covey është dëshmitari i thirrur nga Mbrojtja e Hashim Thaçit, sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, Covey ka shërbyer si Zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën gjatë periudhës përkatëse.