75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / MSH

Një prishtinas arrestohet, posedonte materiale të keqpërdorimit seksual të fëmijëve

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe u intervistua, shkruan IndeksOnline.

Nga ai u konfiskuan dy telefona.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, deklaron policia./IndeksOnline/