75 Mall Live Search
10:33 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / AR

Sara “nxjerr zbuluar” VIP-at shqiptarë

Sara Gjordeni ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke hedhur dritë mbi një fenomen që duket se ndodh edhe në mesin e personazheve publikë shqiptarë.

Në disa postime në Instagram, ajo shprehet e habitur pse shumë profile të showbiz-it nuk i hapen më, duke i dalë “user unavailable”, megjithëse sipas saj, ajo nuk i ka bllokuar kurrë.

“Ka vetëm një shpjegim”, shkruan Sara. “Edhe të famshmit kanë profile fake si njerëzit e thjeshtë, me të cilët shajnë e ofendojnë të tjerët. Këtë e bëjnë pa e ditur se llogaria fake është e lidhur me profilin kryesor dhe dalin edhe aty të bllokuar.”

Ajo vijoi duke theksuar se nuk po u referohet llogarive të vogla, por vetë emrave me 500 mijë deri në 2 milionë ndjekës.

“Opo ç’bëhet, se unë as ju kam ngacmuar ndonjëherë”, shton me ironi Gjordeni.