75 Mall Live Search
11:29 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / b l

Balotazhi më 9 nëntor/ Sa do të zgjasë fushata për rundin e dytë, flasin nga KQZ-ja

Vetëm 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ndërsa balotazhi në ato komuna ku asnjëri nga kandidatët nuk fiton 50% të votave, do të mbahet më 9 nëntor.

Por, sa do të zgjasë fushata për rundin e dytë të votimeve?

Valmir Elezi nga KQZ-ja ka thënë për IndeksOnlinen se kohëzgjatja e fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të caktohet me vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi të certifikohen rezultatet e raundit të pare, i cili do të mbahet më 12 tetor 2025.

“Secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Sot është dita e 20 e fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Partitë politike kanë dinamizuar takimet me qytetarët anekënd vendit./IndeksOnline/