75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / P M

Pritje madhështore nga mësimdhënësit për Ferit Idrizin

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka takuar mësimdhënësit e kësaj komune.

Ai ka thënë se takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë. “Takimi me kolegët mësimdhënës ishte një përjetim i veçantë.” – tha Idrizi. Idrizi tha se pritja e tyre e ngrohtë i dha motivim të jashtëzakonshë dhe dëshmoi se çdo investim i bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe.

“Pritja e tyre e ngrohtë më dha motivim të jashtëzakonshëm dhe më dëshmoi se çdo investim që kemi bërë në arsim ka pasur vlerë të madhe. Para tyre u zotova se përkushtimi ynë për arsimin do të vazhdojë edhe në mandatin tonë të ri, sepse e ardhmja e fëmijëve tanë nis pikërisht nga shkolla.” – tha ai.